ProgramË e politikËs zhvillimore pËr arsim nË KomunËn e VrapÇishtit

-Decentralizimi në arsim, broshura e parë e shtypur në vitin 2007, me leje të Kryetarit të Komunës, ku përfshihen përpos pjesës hyrëse edhe këto tema:
1.1. Çka është decentralizimi?
1.2. Cilat janë shkaqet për decentralizimin e arsimit? (Financimi i arsimit, rritja e efikasitetit, redistribuimi i fuqisë politike, kualiteti në arsim dhe rritja e inovacioneve në arsim).

Disa nga problemet që paraqiten para proçesit të decentralizimit në arsim
*Definimi i paqartë i përgjegjësisë dhe ndarja e detyrave,
*Ndarja e gabuar e përgjegjësisë dhe obligimeve,
*Pamandësia e kapaciteteve organizuese për realizimin e reformave,
*Pjesëmarrja e paktë nga ana e njësisë, prindërve dhe sektori privata,
*Pamundësia e organizimit të përgjegjësisë individuale,
*Mungesa e informimit adekuat,
*Mungesa e institucioneve ndihmëse profesionale,
*Vështrimi joadekuat drejt arsimit, mundësitë dhe kualiteti,
*Mosefikasiteti-shpërndarja joadekuate e mjeteve për arsim,
*Kundërshtimi drejt decentralizimit dhe mungesa e politikës si dhe mbështetja ligjore,
*Politika e pavarur institucionale.

Komuna dhe arsimi në Republikën e Maqedonisë

Si formë e vetëqeverisjes lokale në komunë funksionojnë dy organe:
-Kryetari dhe
-Këshilli i komunës.

                                          KRYETARI
-Sjell vendime këshillit të komunës që të hap konkurs publikpër zgjedhje të drejtorit,
      -Me propozim të këshillit të shkollës e emërton dhe e shkarkon drejtorin e shkollës fillore dhe të mesme të komunës,
-Emërton ushtrues të detyrës, drejtor të shkollës fillore dhe të mesme nga radhët e të punësuarve(të cilët i plotësojnë kushtet për drejtor,
-Autorizon inspektor komunal për arsim,
-Sjell programë vjetore për punën e inspektorit të arsimit të autorizuar për të organizuar atë apo të zbatoj,
-Përgatit raport vjetor për punën e inspektorit të arsimit të autorizuar,
-Kërkon raport për evaluacionin e kryer integral nga ana e inspektorit shtetëror për arsim mbi institucionin,
-Bashkëpunon me BZHA për përmirsimin e kualitetit të mësimit si dhe, bashkëpunimi para propzimit të plan-programeve mësimore krejt me qëllim për ndërlidhjen e specifikacioneve të mjedisit lokal në programin arsimor,
-Kërkon nga BZHA informacione të konstatuara për vlersimin e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme,
-Prej inspektoratit shtetëror për arsim kërkon evaluacion integral të çrregullt dhe vërtetim ekstern dhe notimin e përparimit dhe të arriturave të nxënësve,
-Kërkon nga BZHA informacione të vërtetuara nga zhvillimi i proçesit edukativo-arsimor të kuadrit udhëheqës të shkollës fillore dhe të mesme.

                                                              Këshilli i Komunës

      Në rregullat ligjore për arsim fillor dhe të mesëm Këshilli i komunës është i vërtetuar si themelues i shkollave. Ashtu edhe e përdorin. Themeluesi ka të drejtat dhe obligimet e veta, të cilat paraqesin obligimet ligjore për arsim.

ARSIMI FILLOR:

      *Formon komisionin për mbështetje në fillim për punën e shkollës kur plotësohen kushtet me ligj (ka numër të mjaftueshëm të nxënësve për formimin e më së paku 16 paraleleve, siguron kuadër arsimor, siguron lokalitet dhe klasa përkatëse, përgatitje dhe mjete arsimore, bazuar dhe vërtetuar me standarde normative dhe janë siguruar mjete të duhura finaciare), themelon shkollë fillore, për çka paraprakisht kërkon mendim nga Qeveria e RM-së.
      *Themelon shkolla fillore edhe kur nuk ka numër të mjaftueshëm të nxënësve për formimin e 16 paraleleve,
      *Mban ditar të shkollave fillore,
Paraprakisht kërkon mendim nga Qeveria e RM_së dhe sjell vendim për organizimin e shkollave periferike në vendbanime me numër më të vogël të nxënësve,
      *Me mendim paraprak nga MASH-i e nis dhe udhëheq iniciativën për ndërprerje të shkollave fillore,
      *Sjell akte për ndërprje të shkollave fillore nëse ato nuk i plotësojnë qëllimet dhe detyrimet e proçesit edukativo-arsimor dhe nëse nuk i plotësojnë kushtet e vërtetuara me Ligjin për arsim fillor (akti publikohet në FL. Zyrtare të komunës),
      *Siguron vazhdimin e arsimit të atyre nxënësve që kanë ndjekur arsim në shkollë, e cila ka ndërprerë së ekzistuari,
      *Pas sjelljes së aktit për ndërprerje në afat prej tre ditësh informon regjistrin gjyqësor konpetent për shlyerje nga regjistri gjyqësor,
      *Me pëlqim të MASH-it sjell vendim për ndërprerje të mësimit në rast të kushteve të jashtëzakonshme,
      *Vërteton regjionin e shkollës fillore,
      *Emëron dhe shkarkon përfaqësues të këshillave  të shkollës nga NJVL,
      *Mund të shkarkojë të gjithë anëtarët e këshillit të shkollës nëse nga inspektorati shtetëror i arsimit pas kontrollit ekstern kontrollon nitimin e nxënësve dhe vërteton që njohuritë e nxënësve janë nën standardet arsimore,
      *Mbikëqyr dhe sjell raport vjetor për punën e shkollës,
      *Mbikëqyr dhe sjell raport financiar për shkollën,
      *Mbikëqyr proçeset dhe vendimet e kryera nga mbikqyerja e inspektoratit në inspektorin e autorizuar të arsimit,
*Mbikëqyr rezulltatet nga kontrolli i inspekcionit mbikëqyrës i rasteve kur është i duhur largimi i shtyerjeve të atij karakteri që nuk bartin shtyerje dhe rrezikojnë jetën dhe shëndetin e fëmijëve-nxënësvë, studentëve dhe të punësuarve në proçesin edukativo-arsimor,
*Mundet që inspekcioni shtetëror për arsim të lëshojë kërkesë integrale të çrregullt evaluative, eksterne për vlersimin e notimit dhe përparimit të të arriturave të nxënësve.

 

 

  Raport i shkurtËr pËr punËn e shkollave fillore komunale NË KOMUNËN E VrapÇishtIT

            Të dhënat për numrin e nxënësve dhe paraleleve janë të kompletuara në fund të vitit shkollor më saktë më 09.06.2009, për çdo shkollë ndarë në formë tabele. Më poshtë do të keni vetëm suksesin e shkollave për këtë vit shkollor, edhe atë: vlen për të gjitha shkollat se nxënësit e klasëve I-II dhe III notohen me notim përshkrues, kurse nxënësit IV-V-VI-VII dheVIII notohen me notim numerik.
Çdo shkollë në kuadër të punës dhe programit shkollor përgatit Programën vjetore dhe dërgon Themeluesit-Komunës për njoftim të punës vjetore për vitin arsimor 2009/10.

 

Shkolla fillore komunale “Mehmet Deralla” Gradec

Nota mesatare e shkollës: në vitin e kaluar ka qenë 3,35, kurse sivjet në fund të vitit 3,62, në krahasim me vitin e kaluar më e lartë për 0,44.
Viti shkollor 2009/10 fillon me nga: 3 klasë të para me 63 nxënës, 3 klasë të dyta me 62 nxënës, 3 klasë të treta me 46 nxënës, 3 klasë të katërta -9 vjeç  me 71 nxënës, 3 klasë të katërta -8vjeç me 54 nxënës, tre klasë të pesta me74 nxënës,tre klasë të gjashta me 97 nxënës, tre klasë të shtata me 70 nxënës dhe tre klasë të teta me 72 nxënës.
Gjithsejt prej kl. I-IV me 296 nxënës me 15 paralele, kurse në gjini 160 meshkuj 136 vajza, kurse në ciklin e lartë 313 nxënës me 12 paralele, kurse në gjini 175 meshkuj dhe 138 vajza. Nga 609 nxënës në f. Gradec, janë edhe tre nxënës në f. Gorjan, gjithsejt janë 612 nxënës.

Shkolla fillore komunale “Naim Frashëri” Negotinë


Nota mesatare e shkollës: 3,71, kurse vitin e kaluar ka qenë 3,30, këtë vit më e lartë për 0,41.
Viti shkollor 2009/10 fillon me nga: tre klasë të para me 57 nxënës, kurse paralelja e tretë me financim të ri, tre klasë të dyta me 44 nxënës, tre klasë të treta 42 nxënës, tre klasë të katërta 9 vjeç me 44 nxënës, tre klasë të katërta 8 vjeç me 52 nxënës, gjithsejt 239 nxënës me 15 paralele në ciklin e ulët.
Tre klasë të pesta me 62 nxënës, tre klasë të gjashta me 58 nxënës, tre klasë të shtata me58 nxënës dhe tre klasë të teta me 71 nxënës, gjithsejt: 249 nxënës me 12 paralele, ose 488 nxënës me 27 paralele.
Në f. Sanakos një klasë e parë me 36 nxënës,dy klasë të dyta me 30 nxënës, dy klasë të treta me 25 nxënës, dy klasë të katërta-9 vjeç me 24 nxënës, dy klasë të katërta-8 vjeç me 19 nxënës, ose 134 nxënës me 9 paralele, kurse në ciklin e lartë dy klasë të pesta me 31 nxënës, një klasë të gjashtë me 24 nxënës, dy klasë të shtata me 37 nxënës dhe dy klasë të teta me 34 nxënës, gjithsejt: 126 nxënës me  7 paralele ose 260 nxënës me 16 paralele.
Në f. Kalisht ka 5 paralele në ciklin e ulët, kurse katër paralele në ciklin e lartë me  gjithejt143 nxënës në nivel të shkollës. Situatë e njejtë në dy shkollat e malësisë Gjurgjevisht dhe Lomnicë, janë me nga 9-të paralele, në Gjurgjevisht 63 nxënës, kurse Llomnicë 64 nxënës.

Shkolla fillore komunale “Sali Lisi” Dobërdoll

Nota mesatare e shkollës: 3,66, kurse vitin e kaluar 3,33, këtë vit më e lartë për 0,33
Viti shkollor 2009/10 fillon tre klasë të para me 65 nxënës, tre klasë të dyta me 74 nxënës, tre klasë treta 56 nxënës, katër klasë katërta-8 vjeç me 87 nxënës dhe tre klasë të katërta-9 vjeç 75 nxënës, cikli i ulët 357 nxënës me 16 paralele.
Në klasë të pesta tre paralele me 82 nxënës, në klasë të gjashta 3 paralele me 84 nxënës, në klasë të shtata 4 paralele me 78 nxënës dhe në klasë të teta 4 paralele me 101 nxënës, gjithsejt 14 paralele me 345 nxënës, ose gjithsejt në nivel të shkollës 30 paralele me 702 nxënës. Në kuadër të kësaj shkolle është edhe shkolla në f. Toplicë me 5 paralele të ciklit të ulët dhe 4 paralele të ciklit të lartë me 77 nxënës në klasë të ulta dhe 66 nxënës në klasë të larta, gjithsejt 143 nxënës. Në nivel të shkollës 39 paralele me 845 nxënës, nga taa 445 meshkuj dhe 400 vajza.

Shkolla fillore komunale “Çede Filiposki” Vrapçisht

Nota mesatare e shkollës: me mësim në gjuhën shqipe 3,84, kurse vitin e kaluar 3,63, më e lartë për 0,21.
            -në gjuhën turke nota mesatare 4,14, kurse vitin e kaluar ka qenë 3,83, më e lartë për 0,31.
            -në gjuhën maqedonishte nota mesatare 4,31, kurse vitin e kaluar 4,29, që do të thotë më e lartë për 0,02
Në të tri gjuhët nota mesatare këtë vit 4,14, kurse vitin e kaluar ka qenë 4,23 d.m.th. këtë vit më e ulët për 0,09.

            Rapoti mbështetet në të dhënat e ofruara statistikore të shkollave nga lajmi vjetor i punës për vitin shkollor 2009/10v.
Në këtë shkollë mësojnë  712 nxënës me 41 paralele, në f. Zubovcë dy paralele të kombinuara me 8 nxënës,në f. Gallatë dy paralele me 11 nxënës, kurse në f. Vranjofcë 4 paralele me 39 nxënës.
Mësimi në këtë shkollë zhvillohet në tri gjuhë.
Në fillim të vitit  janë regjistruar 770 nxënës me 49 paralele edhe atë:
-gjuhë shqipe 339 nxënës me 22 paralele,
-gjuhë turke 378 nxënës me 18 paralele dhe
-gjuhë maqedonishte 53 nxënës me 9 paralele

 

                                                               Përgjegjësi komunal i arsimit
                                                                                            Neset  Dauti

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use